Font Fiction

Font
Fiction

al  cat  de  dk  en  es  fi  fr  gre  gsw  id  it  jp  pt  se  tr  th  
1.
Macet kanë 9 jetë.
Fontet mund të bëhen të pavdekshme.
2.
Ndryshimi midis fonteve dhe fushave të tjera kulturore si muzika, arti, arkitektura, letërsia apo moda, qëndron në faktin se fontet kanë kapacitetin të rriten në raport me zhvillimet e shoqërisë. Pra, edhe nëse një font është dizenjuar shekuj më parë, ka shanse që ai të dalë në dritë sërish në një kohë totalisht ndryshe, qindra vite më vonë. Leonardo da Vinci pikturoi Mona Lisa-n e tij në të njëjtën periudhë që Francesko Griffo krijoi llojin e tij të shkrimit. Ky lloj shkrimi, të cilin ne sot e njohim nën emrin Bembo, ka nje pozicion dhe lidhje shumë më ndryshe me shoqërinë aktuale sesa piktura. Së fundmi ky lloj shkrimi u kthye sërish duke u risjellë në jetë me teknologjinë më të fundit dhe u lancua si font i ndryshueshëm Open Type, ndërsa piktura është e dënuar të vdesë ngadalë, e varur në muret e Luvrit.
3.
Ndërkohë që gjithë gjerat ekzistojnë për të mbaruar, fontet kanë aftësinë jo vetëm të jetojnë përjetësisht, por edhe të rriten përgjithmonë. Pa asnjë kufizim në kohë, fontet mund të kenë zhvillim të vazhdueshëm edhe kur dizajneri nuk do të jetë më.
4.
Krijimtaria njerëzore ndodh gjithmonë në tre dimensione. Njëri është ai ku aktualisht po punojmë e dizenjojmë. Njëri ku donim të hynim por nuk mundëm të hyjmë. Dhe njëri për të cilin ende nuk jemi të vetëdijshëm.
5.
Duke qënë se fontet mund të bëhen të pavdekshëm, kemi të bëjmë në mënyrë të paevitueshme me të tre dimensionet kur i dizenjojmë ato. Megjithëse jemi të kapur në dimensionin e parë, dy të tjerët janë paevitueshmërisht të pranishëm.
6.
Font Fiction është një metodë për tu marrë me të tre dimensionet, duke përcaktuar udhëzime për hapësirën që njohim por nuk jemi të aftë ta arrijme dhe duke përcaktuar parime të përgjithshme për sferat e panjohura. Duke vënë në praktikë këtë Francesko Griffo mund të ketë dalë me udhezime të qarta për të transferuar dizajnin e tij në një font të ndryshueshëm si për shembull me gjerësi të ndryshueshme, megjithëse ai nuk mund ta ndërtonte atë vetë. Kjo teknologji nuk ekzistonte pesë shekuj më parë. Ishte gjithashtu e pamundur për të të imagjinonte dicka si udhezim, apo një karakter si shenja e Euro-s, duke qënë se keto gjëra ndodhën në një sferë jashtë imagjinatës sonë dhe prandaj mund të adresohen vetëm nga parimet e përgjithshme. Në këtë shembull mund të kenë qenë parime rreth formës dhe rezolucionit.
7.
Font Fiction ka të bëjë me marrjen e përgjegjësisë për trashegiminë që ne krijojmë kur dizenjojmë fonte. Kjo përgjegjësi merret duke zgjeruar nocionin tradicional të krijimt të shkronjave drejt atij të tre dimensioneve ku fontet ekzistojnë. Kjo përfshin të paarritshmen dhe të paimagjinueshmen.
8.
Font Fiction nuk ka të bëjë me prototipet e dukshme, por me përfshirjen e të tre dimensioneve, ku fontet mund dhe do të ekzistojnë, në procesin bashkëkohor të krijimit. Font Fiction nuk ofron një perspektivë të re sot rreth të ardhmes sonë të nesërme, por është përgjegjësi e të sotmes për të ardhmen e fonteve. Duke qënë se fontet do të rriten përjetësisht në dimensione ende të panjohura, dizajnerat e llojeve të shkrimit duhet të percaktojnë parimet e përgjithshme të nje fonti sot për të siguruar kohën e tyre përpara.
Font Fiction (Parimet Bazë versioni 1) është shkruar dhe pubikuar nga Underware me rastin e leksionit të tyre Eksporto të Ardhmen të shtunën 14 Prill 2018 në konferencën TYPO Labs në Berlin, Gjermani.

Albanian translation by Joreld Dhamo.

Mos hezito të na shkruash nëse mund të na ndihmosh me përkthimin e Font Fiction në një gjuhë tjetër..


Underware
Groenewegje 137
2515 LR Den Haag
The Netherlands
www.underware.nl
info@underware.nl